Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i shtetit, Bajram Begaj i është drejtuar me një mesazh Kuvendit të Republikës, sot ne diten e rinisjes se punes se ketij insmtitucioni.
Begaj u shpreh se deputetët duhet të diskutojnë për të ardhmen e qytetarëve dhe jo të humbin kohë me personalizimin e debateve dhe fyerje reciproke.
“Dua t’ju përcjell kërkesën e qytetarëve tanë, të cilët kanë nevojë që t’ju shohin e t’ju dëgjojnë tek diskutoni për të tashmen e të ardhmen e tyre, pa humbur kohë me personalizimin e debateve dhe fyerje reciproke, skena këto që i zhgënjejnë, i bëjnë pesimist dhe i distancojnë ata nga politika”, tha Presidenti.
Kreu i Shtetit tha se klasa politike duhet ta kthejë Kuvendin në hapësirën e pajtimit dhe në vendin e debateve konstruktive.
“Thirrja ime është e thjeshtë: kthejeni Kuvendin në hapësirën e pajtimit dhe në vendin e debateve konstruktive, ku profesionistë të ndryshëm, media, studentët, shoqëria civile, diaspora dhe përfaqësuesit e shtresave të ndryshme sociale e të pakicave kombëtare, të kenë dëshirë të përfshihen për t’i dhënë një shtysë të fortë reformave për integrimin evropian dhe zhvillimin social-ekonomik të vendit”, tha Begaj.
Ai theksoi se Kuvendi me përfshirjen e të gjitha palëve duhet të kthejë çështjen e nivelit të edukimit dhe të kërkimit shkencor në prioritet kombëtar.
Presidenti e konsideron një problem serioz atë të emigrimit të të rinjve dhe të shtetasve të mirëedukuar e mirëkualifikuar.
”Duhen ndërmarrë iniciativa ligjore për një zhvillim të qëndrueshëm në fushat prioritare dhe në sektorët strategjikë të ekonomisë së vendit, jo duke plotësuar vetëm nevojat aktuale të shoqërisë, por duke mbajtur në konsideratë edhe brezat e ardhshëm. “ Promovimi i rritjes ekonomike gjithpërfshirëse, me qëllim që të përfitojnë të gjithë shqiptarët kërkon konkurrencë të ndershme, çmime të pranueshme, shërbime cilësore dhe personel të mirëedukuar dhe të mirëkualifikuar,” – thotë në mesazhin e tij Presidenti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje