Rend dhe Ligj

Niset nga Tirana me 4 sirianë, arrestohet 68-vjeçari

Policia e Kukësit ka arrestuar një 68-vjeçar, pasi ka tentuar të kalojë emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesave.

Në pranga ka rënë shtetasi T. H., banues në Tiranë, teksa është kapur duke transportuar 4 shtetas sirianë.
Policia thotë se arrestimi i tij u bë pasi u kap në afërsi të PKK Morinë, me automjetin tip “Benz”, me të cilin po transportonte 4 shtetas sirianë.

Shtetasi T. H., do t’i ndihmonte shtetasit sirianë, kundrejt fitimit, që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës, në mënyrë të paligjshme.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë