Politike

Nishani: Më 11 Dhjetor nis beteja për Shqipërinë, s’ka atentat e atentator ta ndal dot

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani thotë se Kuvendi Kombëtar i 11 Dhjetorit do të jetë kuvendi i anëtarësisë së Partisë Demokratike.

“Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike (ai me anëtarët e PD, jo tallavaja me socialistët e doganave dhe tatimeve) është me statut, me kod e zakon, maja e fuqisë dhe pushtetit vendimmarrës në atë parti.

Coli me Lolin (apo Edi me Lulin) nuk kanë parë gjë akoma dhe as që arrin tua rrokë mendja se me çfarë do të përballen nga kjo furi e demokratëve, patriotëve dhe të pa kapurve, të këtij vendi.

Coli me Lolin, nuk e kuptojnë dot se tek demokratët partia nuk është tek kryetari por tek anëtarësia, tek ata që nuk i blen e nuk i shet dot Edi Rama, tek ata që nuk i marrin dot peng qarqet më të egra antishqiptare”, shkruan Nishani në faqen e tij Facebook.

Sipas tij, sot betejën për PD-në e ka marrë anëtarësia.

“Demokratët e dinë mirë se beteja e tyre nuk nis e mbaron në Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit 2021.

Ai kuvend, do të jetë dhe do të mbetet historik, pikërisht për atë model që vendos e për atë betejë  që nis.

Kjo është beteja që nis nga një pjesë e kësaj shoqërie por që shkon në shërbim të gjithë shoqërisë.

Kjo është beteja e njerëzve që prej 8 vitesh janë dhunuar në liritë dhe të drejtat e tyre më fondamentale…

Demokratët e dinë mirë se nuk e kanë betejën vetëm me Lulzim Bashën por edhe me klanin mafioz të pushtetit dhe zgjatimet e tij, që ka marrë nën kontroll e nuk e lëshon vulën dhe disa institucione të partisë së tyre.

Ndaj beteja që ideohet dhe nis më 11 Dhjetor 2021, është beteja për Shqipërinë.

S’ka atentat e atentator ta ndal dot!”, shkruan Nishani.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë