Duke konsideruar se në kontekstin formal Kongresi i PS nuk meriton vëmendje, ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani vlerëson se ajo duhet analizuar në kontekstin politik, pasi sipas tij, parë në këtë këndvështrim, ajo ishte një “skandal politik”.
“…Në kongresin e PS askush nuk guxoi tu shpjegojë shqiptarëve pse ata janë kthyer në vendin më të varfër të Ballkanit, pse Shqipëria është mes tre vendeve më të korruptuara në botë dhe pse shqiptarët vijojnë të braktisin masivisht vendin në një politikë antikombëtare të shpopullimit?
Ajo që zëvendësoi këtë përgjegjësi të qeverisjes socialiste ishte shpërfaqja e modelit, kulturës dhe moralit politik të Edi Ramës, jo në kuptimin se nuk njihet kush është si i tillë, por në këtë kongres sa nga arroganca ekstreme që e ka kapur por edhe nga rikthimi i frikës më së fundi, e nxori jashtë shinave.
Kryeministri i vendit deklaroi pa ju dridhur syri se Partia Demokratike, pra opozita politike, duhet të ishte zhdukur prej kohësh se nuk i hyn në punë kërkujt!”, komenton Nishani
Ish-Presidenti nënvizon se, “ligjin dhe drejtësinë Edi Rama arriti t’i asgjesonte totalisht”
“I ktheu në Hiç !
Por ja arriti të garantonte dhe rehatinë nga kundërshtari politik, duke e kthyer partinë më të madhe opozitare në një kioskë teneqeje ku vlera më e madhe ishte një makineri ku numëroheshin paratë !
6 marsi e tronditi rëndë Edi Ramën.
Garancitë dhe investimi që kishte bërë, nuk mendonte kurrë se kioska do shembej dhe një Shtëpi e madhe i Lirisë, po ngrihej.
Edi Rama e ka aq kapacitet intelektual për të kuptuar nga ajo që ndodhi në 6 mars se çfarë do të ndodhë më 2025 !
Ndaj nëse frika tek ligji e drejtësia nuk shpërfaqet ende tek Edi Rama, paniku e ka zënë politikisht.
Në raport me drejtësinë ka pafund akte të rënda korrupsioni, por për ta lehtësuar kuptimin se kur fillon ekzistenca e saj po referohem një fakti zyrtar, prej institucioni zyrtar, akuzuar zyrtarisht qeverinë zyrtare.
KLSH ka gjetur, faktuar, denoncuar se gjatë 6 viteve të fundit dëmi ekonomik mbi buxhetin e shtetit ka qenë 6 miliardë dollarë, afro sa 2 buxhete vjetore të shtetit.
Kaq mjafton që drejtësia të thërrasë Edi Ramën dhe të nisë e të ndjekë paranë.
Këtë ende nuk e dimë se kur mund të ndodhë.
Sot për sot është mirë që Edi Rama ka filluar të ndjejë frikën politike, frikë nga opozita”, shkruan Nishani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje