Lajme

Nisin reshjet e para të dëborës në Dardhë të Korçës

Dëbora e parë ka nisur të bjerë në Dardhë të Korçës.

Mësohet se bora ka nisur të bjerë prej dy orësh në fshatin turistik. Këto janë reshjet e para të dëborës në qarkun e Korçës.

Fshati turistik tanimë ka marrë pamjen e dimrit dhe sigurisht që do ketë edhe mjaft vizitorë, ata që janë të pasionuar pas borës. Kjo është dëbora e parë në vend dhe me rënien e tyre duket se ditët me diell kanë mbaruar për këtë vit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë