Politike

Nisma e PS me dekriminalizimin, Meta: Nuk më tremb, Rama do të përfundojë më keq se Fatos Nano

Ilir Meta thotë se nuk e tremb nisma e socialistëve për ndryshime në ligjin e dekriminalizimit dhe hapjes së dosjeve të ish-sigurimit, që synojnë ta lënë atë jashtë Kuvendit.

“E dini ju fatin e të gjitha nismave anti-Meta dhe më argëton kjo nismë e re për arsye, sepse vetëm që ndihmon dhe përshpejton rënien e lirë të Kryeministrit. Do t’ja fusim atje ku atij i shijon më shumë çdo nismë anti-Berisha dhe anti-Meta atje ku atij i shijon më shumë. Ai do të përgjigjet sipas ligjeve që ka bërë vetë, që ka firmosur vetë dhe sipas firmave që ka hedhur tak-tak. Kemi nisur një proces denoncimesh bazuar mbi fakte për inceneratorët dhe afera të tjera të tmerrshme ku është përfshirë personalisht”, deklaroi Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë nuk përmendi emrin, por paralajmëroi Ramën se do të ketë një fund më të keq se sa Fatos Nano.

“Parrullave që le të denoncojnë këta se ne kështu vazhdojmë u ka ardhur fundi. Ka pasur burra të tjerë që bënin si Ismail Qemali njëherë e një kohë dhe e kishin mëndjen që të vidhnin nëpër dogana e të tjera, por dihet se ku përfundoi. Ky do të përfundojë më keq se ai”, u shpreh Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë