Politike

Nismë brenda grupit për largimin e Bashës, Salianji e Duma kërkojnë përjashtimin

Lulzim Basha ka zhvilluar takime të ngjeshura me deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike këto ditë, në një përpjekje për të siguruar mbështetjen e shumicës dhe ndoshta edhe karrigen në krye të partisë.

Por, përpjekjet kanë dështuar dhe një nismë e deputetit Tomor Alizoti po firmoset në masë nga deputetët e PD-së. Dokumenti i Alizotit i kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë.

Firmat janë duke u mbledhur ende dhe të shtunën në mesditë, kur Basha ka thirrur një mbledhje të grupit parlamentar do t’i dorëzohet nga firmëtarët.

Alizoti propozon vetëm largimin e tij nga kryesimi i PD-së, por Ervin Salianji dhe Grida Duma shkojnë përtej duke kërkuar edhe përjashtimin Bashës nga grupi parlamentar i PD-së.

Mbi 20 deputetët të PD-së i kanë kërkuar publikisht Bashës dorëheqjen, ndërsa dokumenti parashikohet që të mbledhë deri në 40 firma në total.

Firmëtarët cilësojnë 6 marsin si testin e fundit të Lulzim Bashës, në të cilin ai ngeli, duke dalë forcë e tretë në këto zgjedhje, ndërsa nuk arriti që të fitojë asnjë bashki.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë