Politike

Një ditë para seancës së parë në Kuvend, Basha mbledh Kryesinë e Grupit Parlamentar

Ditën e premte do të mbahet seanca e parë në Kuvend ndërkohë që Lulzim Basha mblodhi pasdite kryesinë e Grupit Parlamentar.

Mbledhja po mbahet në selinë blu, ndërsa janë duke marrë pjesë kreu i grupit, nënkryetarët e grupit, sekretari dhe kryetarët e komisioneve parlamentare.

Seanca e parë plenare do të mbahet nesër në orën 10:00. Ishte Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili një javë më parë dekretoi mbledhjen e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë