Lajme

Një javë para protestës, Kryemadhi takim me ambasadorët e BE

Një javë para protestës që opozita ka paralajmëruar para Kryeministrisë për largimin e qeverisë Rama, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim me Ambasadorët e Bashkimit Europian.
Në takimin që zgjati përreth 2 orë, Kryemadhi shoqërohej nga kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili.
Në fokus të diskutimit të tyre mendohet të jetë njohja e ambasadorëve me shqetësimet që opozita ka ndaj qeverisë Rama dhe procesit të zgjedhjeve.
Opozita ka paralajmëruar protesta masive, ku u ka bërë thirrje banorëve që të marrin në dorë fatet e tyre më 16 shkurt dhe të rrëzojnë kryeministrin Edi Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë