Një gjyq i fituar në FIFA nga klubi kroat i Istras ka bërë që Partizani të dënohet nga “qeveria” e futbollit botëror me një vit bllokim të merkatos. Shkak lidhet me sulmuesin Erald Çinari, i cili në vitin 2018 duhej të luante me ekipin kroat si i huazuar nga spanjollët e Alaveshit. Por gjithçka u prish më pas dhe lojtari shkodran kaloi te Partizani.
Një çështje pak e komplikuar, por tashmë është fakt që FIFA i ka bllokuar Partizanit merkaton e verës dhe të dimrit, e ka gjobitur me 80 mijë euro, ndërsa Çinari është pezulluar për 4 muaj. Një goditje e rëndë për lojtarin dhe ekipin e Partizanit, që po mbyll një sezon të dështuar. Titullin e ka dorëzuar prej kohësh dhe me shumë mundësi do të mbetet jashtë Kupave të Europës. Klubi i kuq ka larguar para derbit stafin italian dhe është në kërkim të trajnerit të ri, por tashmë situata bëhet edhe më e vështirë.

Sekretari i klubit kryeqytetas, Gerald Burba, duke folur për “Panorama Sport”, ka pranuar se çështja është shqetësuese dhe serioze, por ai ka pohuar gjithashtu se Partizani do të bëjë ankimimin në KAS. Nga drejtuesit e Partizanit pretendohet se dënimi është i padrejtë. Edhe për Çinarin, një lojtar i kërkuar në merkato edhe nga klube të huaj, ky dënim e bën thuajse të pamundur transferimin e tij jashtë vendit. Tani fjalën e ka KAS-i, por kjo çështje me siguri do të marrë kohë dhe kjo është në dëm të Partizanit të sezonit të ardhshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje