Nga Anila Hoxha-Myfiti e fshehu poshtë kapelës së policit plagën që i la ne kokë çengeli me të cilin e goditi një i burgosur i ndezur nga zjarri për t’u arratisur.
Pa bujë, pa lavdërime, pa rrahje krahësh dhe pa duartrokitje, Myfiti doli në punë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Të parët që u shtangën ishin policët e tjerë që e pyetën “pse dole, beje pushim” . Policët e burgjeve që sollën të paraburgosur në Gjykatën e Apelit tregojnë me fraza që ndryshojnë nga njeri tek tjetri. Por që kane të njëjtin kuptim – s’kam gjë, dola se kjo është detyra ime.
Mbas arratisjes së dështuar , polici i durueshëm iu përgjigj SHKKB, durueshëm policisë, prokurorisë dhe mjekëve. Sidomos mjekët që i qëndruan mbi krye, i qepen plagën mbi kokë dhe krahun që ai e ngriti lart instinktivisht për t’u vetëmbrojtur, mbasi Fatmir Pjetri, i burgosuri me 30 vite dënim iu hodh përsipër duke e goditur me çengelin e hekurt. Ai u ndesh aty me ta derisa erdhën të tjerët…
Ekspertët e mjekësisë ligjore pohojnë se polici shpëtoi sepse jetëgjati nuk behet jetëshkurtër, e megjithatë përtej këtij interpretimi Myfiti që pret të dale në pension meriton një duartrokitje, mbasi furia e një të burgosuri në arratisje e sipër është ndër me të rrezikshmet për jetën.
Disa policëve u shpëtoi lehtësisht Dritan Dajti, disa të tjerë në Drenovë u tulatën kur shtatë të burgosur të rrezikshëm dolën nga burgu në mënyrë spektakolare, teksa një tjetër kishte dështuar te dilte nga tuneli i nëndheshëm i 302.
Histori që tregojnë se si shume policë përfunduan në burg , mbasi u dyshuan si bashkëpunëtorë dhe nuk arritën dot të provonin pafajësinë .
Myfiti parandaloi një arratisje të një trafikanti të dënuar me 14 vite burgim për mëse 600 kilogramë kokainë dhe një grabitësi qe maskohej edhe si Babagjysh, rrëqethi ndër vite e traumatizoi qytetarë e biznesmenë me sulmet e armatosura.
Veprimi i këtij polici nuk mund të kalojë në heshtje dhe as me indiferentizëm, ndonëse ai bëri veç detyrën.
Ai meriton një duartrokitje, sepse është mes të paktëve që përmes sakrificës sapo ka dhënë deklarate dashurie për atdheun e tij.
Ky polic modest që qëndron në derën e brendshme të një burgu , që vitet më të shumta të jetës i ka kaluar duke u veshur urtësisht me uniformen e policit të disa burgjeve.
Mbas rrezikimit të jetës , ai u kthye në burgun 313 dhe u ul serish në vendin e tij të zakonshëm . Kolegët e tij tregojnë se u stepën kur e gjetën aty tek porta, me uniformë , të heshtur si ngaherë . Teksa shoqëronin të paraburgosurit për seanca në Gjykatën e Apelit, njëri ndër ta përsërit dhe të tjerët aprovojnë se si ndodhi sulmi . I burgosuri i tha – mos u afro se do të vras! Dhe kur ne u vendosem prangat , Pjetri e kërcënoi prapë:- nuk e harroj fytyrën tënde, mbaje mend çdo të bëj ty dhe familjes tende.
Myfiti sipas asaj qe thonë e përsërisin nga e diela koleget e tij , mbante dorën tek plaga dhe në heshtje u drejtua tek porta. Atje ku kishte detyrën dhe ku më pas e zëvendësuan derisa të mjekohej.
Ja një njeri që e do Shqipërinë. Sa të tjerë të panjohur si ai..
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje