Bota

Një objekt misterioz me nivele të larta rrezatimi kapet në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë

Gazeta Si – Tre burra me pasaporta kroate u arrestuan të shtunën e kaluar, pasi një objekt radioaktiv me nivele të larta rrezatimi, u gjet brenda makinës së tyre, pasi sensorët në kufi aktivizuan alarmin.

Ishte e shtunë – sqarojnë mediat kroate – kur një nivel i rrezikshëm rrezatimi u sinjalizua në një makinë në pikën kufitare ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë, në zonën e qytetit Sombor.

Bëhet fjalë për një mjet tip “Audi” me targa të huaja, brenda të cilit e gjend një objekt misterioz. Sipas mediave, prania e materialit radioaktiv u “raportua” nga sensorë të instaluar në pikën kufitare.

Shoferi dhe dy pasagjerët, të gjithë shtetas kroatë, janë arrestuar duke u kontrolluar në pikën kufitare të Bezdanit.

Në vendngjarje mbërriti ekipi i shërbimit të Vinçës, Instituti i Shkencave Bërthamore, i cili konfirmon praninë e elementëve radioaktivë brenda makinës.

Sipas mediave, niveli i rrezatimit në zonën kufitare rritet në qiell. Jo zyrtarisht, doganierët dhe policët e turnit të së shtunës urdhërohen të heqin uniformat e punës dhe t’u përgjigjen kontrolleve shëndetësore.

Një zëdhënës i institutit e ka konfirmuar lajmin për uebsajtin B92.net. “Anëtarët e MPB-së serbe, kanë ndaluar veturën në pikën kufitare Bezdan dhe kanë regjistruar radioaktivitet të lartë, pra praninë e një objekti në afërsi të të cilit kishte një dozë të lartë rrezatimi. Në datën 5 mars 2023, inspektori i Drejtorisë së Sigurisë së Rrezatimit Bërthamor, ka urdhëruar marrjen e objektit radioaktiv dhe transportimin dhe ruajtjen e sigurt, gjë që është bërë nga ekspertët e Institutit Vinca”, sqaroi ai për B92.net.

Sipas Shërbimit të Ballkanit “Radio Evropa e Lirë”, bëhet fjalë për një rrufepritëse radioaktive, të cilat janë instaluar në mbarë ish-Jugosllavinë gjatë viteve ‘60 të shekullit të kaluar, si mbrojtje më efektive kundër rrufesë.

Tre shtetasit kroatë dyshohen për veprën penale të futjes së substancave të rrezikshme në Serbi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë