Zv.ndihmës Sekretari i Shtetit, Gabriel Escobar përmbylli takimet zyrtare në vizitën e tij të parë në Tiranë me takimin që zgjati për rreth një orë me Kryeministrin Edi Rama.
Në përfundim të këtij takimi nuk pati deklarata nga asnjëri prej tyre, por Ambasada e SHBA publikoi njoftimin me porositë e dhëna nga Escobar për klasën politike shqiptare.
“Ai vuri në dukje fokusin e Shteteve të Bashkuara në luftën kundër korrupsionit, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjeve për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor. Escobar mirëpriti forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, bashkëpunimin tonë në fushën e mbrojtjes si aleatë të NATO-s dhe krijimin e më shumë mundësive për tregti dhe investime”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ambasadës.
Escobar e nisi vizitën me një takim me Lulzim Bashën në Selinë e Partisë Demokratike. Në përfundim të këtij takimi ai dha mbështetjen për kreun e PD-së dhe tha se SHBA do të vazhdojë të godasë korrupsionin dhe individët e përfshirë në afera korruptive madhore.
Pas Bashës, Escobar u takua me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka. Vizita vijon me një darkë të shtruar nga Kryeministri Edi Rama, ndërsa nuk ka një njoftim nëse do të ketë ndonjë konferencë për shtyp nga ana e diplomatit amerikan.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje