Bota

Një postim dhe më pas kurthi, si bombardoi Izraeli tunelet e Hamasit

Tensioni në Gaza sa vjen e rritet. Ushtria izraelite njoftoi për një operacion tokësor në orët e fundit, por ky ishte vetëm një kurth për të mbledhur drejtuesit e Hamasit në tunelet e tyre dhe më pas t’i bombardonte.

Përdorimi i mediave në këtë mënyrë, tani po kritikohet edhe ndërkombëtarisht.  Sulmet ajrore vazhduan gjatë gjithë natës, duke goditur “zyrën operacionale”  të Hamasit.

Viktimat në Rripin e Gazës, sipas autoriteteve, kanë mbërritur në 126, përfshirë 31 fëmijë. Ndërkohë, Egjipti bën thirrje për një armëpushim, qoftë edhe të pjesshëm, për të evakuuar të plagosurit.

Por si ranë në grackë palestinezët? Forcat e Armatosura Izraelite, duket se kanë përdorur Twitter-in si një mjet ndaj kundërshtarëve për t’i sulmuar më lehtësisht. Me një postim mashtrues, ata i çuan trupat në tunele, të cilat më pas u bombarduan nga ushtria izraelite.

Twtteri dha përshtypjen se ushtria izraelite kishte hyrë në Rripin e Gazës. Media raportoi se ofensiva tokësore kishte filluar, që Izraeli kishte njoftuar se ishte duke u përgatitur. Hamasi, duke parë raportet, dërgoi trupa në vijën e parë të mbrojtjes në tunele, në mënyrë që të marrë pozicione.

“Trupat ajrore dhe tokësore të Forcave të Armatosura Izraelite aktualisht po sulmojnë Rripin e Gazës”, – thuhej në një postim në rrjetin social, që ishte shkruar në anglisht, duke bërë që shumë njerëz të besojnë se një sulm tokësor ishte nisur mbi enklavën palestineze.

Në hebraisht, postimi ishte gjithashtu i paqartë, por më specifik, pasi njoftoi sulme të rënda në Gaza, me forcat tokësore që filluan një breshëri zjarri, por pa hyrje të trupave, njoftoi “Jerusalem Post”.

Operacioni tokësor ishte njoftuar paraprakisht. Përgjatë kufirit, forcat tokësore filluan të mblidheshin në orën 21:00, natën e kaluar.

Më herët, Forcat e Armatosura Izraelite njoftuan se një operacion tokësor ishte një mundësi e vlefshme për fazën tjetër, ndërsa ushtria goditi objektivat e Hamasit.

Pezullimi i ushtrisë izraelite dha alarmin në mediat kryesore në të gjithë botën, pasi u pa si një njoftim që Tel Aviv kishte dërguar forca tokësore në Gaza.

Sidoqoftë, ajo që po ndodhte me të vërtetë, ishte se ushtria izraelite nga ajri, me 160 aeroplanë, bombardoi tunele, të cilat ata i quajnë “Metro” të Hamasit, ku ruhen armët dhe pajisjet.

Ata hynë në rrjetin nëntokësor dhe u bombarduan nga avionët izraelitë. Rrjeti nëntokësor me tuneleve është ndërtuar pas vitit 2014 të luftës në Rripin e Gazës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë