Futboll

Një propozim nga Argjentina: Të luajmë “Superkupën Maradona” me Italinë

Nga “Maracanà” dhe nga “Wembley”, në “Diego Armando Maradona”. Nga Argjentina vjen një propozim provokues i lëshuar nga e përditshmja “Olè”, që mund të merret në konsideratë nga dy federatat: një miqësore mes kampiones së Amerikës së Jugut, Argjentinës, dhe Italisë, kampione e freskët Europe. E gjitha kjo në nder të “Pibe de Oro”, që humbi jetën më 25 nëntor 2020. Një ndeshje që do të pagëzohet “Superkupa Maradona”.

Kalendari i ngjeshur i kombëtareve në fakt nuk nidhmon shumë për organizimin e kësaj ndeshjeje, sepse nuk ka data të lira, por ideja tashmë është hedhur dhe fakti që në nëntor 2022 nuk ka do të ketë Kupë Konfederatash, sepse luhet Kupa e Botës në Katar, e bën të mundur organizimin e kësaj sfide.

Po ku do të luhet kjo ndeshje mes skuadrës së Mançinit, që është kthyer kampione e Europës pas 53 vitesh, dhe asjah të Skalonit, që fitoi Kupën e Amerikës së Jugut pas 28 vitesh? Dy janë stadiumet kandidate: “Diego Armando Maradona” i La Paternal dhe “Diego Armando Maradona” i Napolit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë