Gazeta Si – Një raketë ka rënë në territorin e Moldavisë, afër kufirit me Ukrainën.
Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Brendshme, e cituar nga agjencia ruse RIA Novosti. Rojet kufitare moldave gjetën mbetjet e predhës pranë Bricenit, në veri të vendit, në ditën kur sulmet me raketa ruse janë duke u zhvilluar në pjesën më të madhe të Ukrainës, të kundërshtuara nga raketat anti-ajrore nga Kievi.
Për shkak të “sulmeve masive ndaj Ukrainës”, Moldavia ka përjetuar ndërprerje në sistemin e saj të energjisë elektrike.
Kjo është raportuar nga Moldelectrica, kompania moldave e shpërndarjes, e cituar nga mediat lokale. Kompania ka paralajmëruar njerëzit se ndërprerjet e energjisë elektrike janë të mundshme.
Faqja e internetit “Neësmaker” kujton se Moldavia tashmë ka mbetur “dy herë pa energji elektrike për shkak të bombardimeve ruse të infrastrukturës energjetike të Ukrainës”.
Ndërkohë, presidenti rus, Vladimir Putin, vizitoi ktë të martë urën e Krimesë – e njohur gjithashtu si Ura e Kerçit – ai foli me punëtorët që po punojnë për të riparuar dëmet e shkaktuara nga sulmi i tetorit dhe udhëtoi përmes saj me makinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje