Futboll

Një shkelm virusit, Zvicra i kthehet futbollit më 8 qershor

Përfundimi i kampionateve me ndeshjet që kanë mbetur, apo mbyllja e tyre që në këtë moment për të mos rrezikuar shëndetin e futbollistëve? Kjo është çështja më e nxehtë në Europë dhe kudo në botë aktualisht. Disa federata e kanë marrë vendimin tashmë. Belgjika, Holanda dhe Franca e konsiderojnë të mbyllur sezonin, pasi e konsiderojnë të rrezikshme situatën, kurse Zvicra është në linjën e kundërt. Jo vetëm që ajo do ta mbyllë kampionatin, por synon ta rifillojë atë sa më shpejt të jetë e mundur.

Sipas “RSI”, Federata Zvicerane e Futbollit, ka bërë të ditur me anë të një konference shtypi lehtësimin e masave ndaj emergjencës së koronavirusit. Kështu, më 11 maj është vendosur që sportistët profesionistë të fillojnë stërviten në grupe me më shumë se 5 persona, gjithmonë duke respektuar distancën dhe masat higjienike.

Kategoritë profesioniste të futbollit zviceran do të rifillojnë kampionatet më 8 qershor, sigurisht, me stadiume pa tifozë. Sipas rregullave, në Zvicër janë të ndaluara manifestimet me më shumë se 1000 persona deri në fund të muajit gusht. Në Zvicër luajnë edhe dy lojtarët e Kombëtares, Taulant Xhaka dhe Ermir Lenjani, ky i fundit është kthyer te Sioni, pasi klubi ka ndërruar mendje pas vendimit për largimin e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë