Futboll

Një shqiptar ndal Lionin! Elbasan Rashani i shënon dopietë në 20 minuta lojë

Avantazhi i dy golave në pjesën e parë i Lionit ndaj Klermont u minua brenda pak minutave në pjesën e dytë nga një shqiptar.

Kosovari Elbasan Rashani i hoqi dy pikë skuadrës së Lionit falë dy golave të shënuar në pjesën e dytë të takimit, që i dhanë barazimin 3-3 skuadrës së Klermont.

28-vjeçari Rashani, që kaloi në Ligën 1 të Francës nga skuadra turke Erzurum në merkaton e kësaj vere hyri në lojë vetëm në minutën e 69 të takimit, duke zëvendësuar Allevinah. Megjithatë, 20 minuta i mjaftuan që të kalonte dy herë topin pas krahëve të portierit Lopes.

Rashani ngushtoi rezultatin në 3-2 fillimisht në minutën e 80-të dhe më pas në minutën e parë të shtesës pas përfundimit të kohës së rregullt gjeti edhe golin e dytë.

Forma e mirë që po kalon sulmuesi ka bërë që në Prishtinë të shtohen zërat për thirrjen e tij në skuadrën përfaqësuese, aq më tepër në një kohë kur Vedat Muriqi prej muajsh është jashtë forme për shkak të dëmtimeve dhe mungesës së aktivizimit të Lacio.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë