Futboll

Një shqiptar zgjidhet lojtari më i mirë i vitit në Kroaci

Mesfushori dhe kapiteni i Dinamos së Zagrebit, Arijan Ademi, është shpallur lojtari më i mirë i vitit 2020 në kampionatin kroat. Për këtë çmim kanë votuar kapitenët e të gjitha skuadrave të nivelit elitar të futbollit në Kroaci.

Ademi, 29 vjeç, ka lindur në Shibenik të Kroacisë nga një familje shqiptare nga Maqedonia e Veriut. Mesfushori ka luajtur fillimisht për kombëtaret e moshave të Kroacisë, deri te Shpresat, më pas ka zgjedhur të veshë fanellën e Maqedonisë së Veriut, që për herë të parë në historinë e saj do të marrë pjesë në një kampionat europian.

Çmimi i lojtarit më të mirë, i fituar nga Ademi. Gazeta Si, 21 dhjetor 2020

Paraqitja e mirë e mesfushorit shqiptar ka bërë që kapitenët të votojnë atë si lojtarin që meriton çmimin simbolik. Te Dinamo e Zagrebit luan edhe një shqiptar tjetër, Lirim Kastrati, i cili në arenën ndërkombëtare mbron ngjyrat e Kasovës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë