Trofeu i 6-të i Ligës së Kampionëve e ngjit Bajernin e Mynihut një shkallë në piramidën e këtij kompeticioni. Përpara barvarezëve tani mbeten vetëm Real Madridi (13 trofe) dhe Milani (7 trofe). Gjermanët janë ngjitur në vend të tretë, ku qëndrojnë bashkë me Liverpulin, ndërkohë që kanë barazuar edhe Barcelonën në rekordin e dy tripletave.
Një sezon i jashtëzakonshëm për Bajernin, që regjistron një rekord historik me fitimin e të 11 ndeshjeve të kompeticionit të Ligës së Kampionëve. Arritje e madhe edhe për Hans-Dieter Flik, i cili bëhet trajneri i tetë në histori që fiton Ligën e Kampionëve që në sezonin e parë, pas Vilalonga (Real 1956), Munjoz (Real 1960), Barton (Aston Vila 1982), Fagan (Liverpul 1984), Hidink (Psv 1988), Del Boske (Real 2000) dhe Guardiola (Barcelona 2009).

Nuk u thye rekordi i golave të shënuar në një kompeticion: bavarezët shënuan 43 gola në 11 ndeshje, duke mbetur 2 gola larg Barcelonës së sezonit 1999-2000, që realizoi 45 gola, por në 16 ndeshje. Gjermanët kanë një mesatare golash më të mirë, 3.9 gola për ndeshje ndaj 2.8 gola për ndeshje të spanjollëve.
Bajern Mynih është skuadra e tretë që kalon kufirin e 500 golave në Ligën e Kampionëve, pas Real Madridit me 567 gola dhe Barcelonës me 517 gola. Kingsli Koman është lojtari i 5-të francez që shënon në një finale të Ligës së Kampionëve, pas Karim Benzema (2018), Zinedin Zidan (2002), Marsel Desai (1994) dhe Basile Boli (1993). Me Hans-Dieter Flik, Gjermania i bën 6 trajnerë që kanë fituar Ligën e Kampionëve. Vetëm Italia ka më shumë, 7 trajnerë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje