Parlamenti i Indonezisë ka miratuar një kod të ri penal ku thuhet se seksi jashtë martese është i dënueshëm me ligj deri në 1 vit burg. Ky kodi ri penal pritet të hyjë në fuqi pas 3 vitesh. Kodi, i cili do të zbatohet si për indonezianët ashtu edhe për të huajt përfshin disa ligje “morali” që e bëjnë të paligjshme që çiftet e pamartuara të jetojnë së bashku dhe të bëjnë seks.
Personat që mund të denoncojnë rastet për veprën penale janë partnerët ose prindërit. Ky kod gjithashtu e cilëson tradhtinë bashkëshortore si një shkelje ligjore për të cilën njerëzit mund të burgosen.
“Human Rights Watch” ka thënë se dispozitat e kodit të ri ishin një “katastrofë” për të drejtat e njeriut. Organizatat e të drejtave të njeriut thonë se kjo prek në mënyrë disproporcionale gratë, personat LGBT dhe pakicat etnike në vend.
Protestuesit kanë organizuar tubime të vogla jashtë parlamentit në Xhakartë këtë javë ku kundërshtonin miratimin e këtij kodi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje