Bota

Një vit nga pandemia, Biden: Të gjithë amerikanët do të vaksinohen brenda majit

“Të gjithë amerikanët e rritur do të deklarohen të pranueshëm për të marrë vaksinë anti- Covid deri më 1 maj” dhe deri më 4 korrik, “do të ketë një kthim në pothuajse në normalitet”, me mundësinë e “takimeve të vogla” për të bërë barbecue, “duke festuar jo vetëm Ditën e Pavarësisë, por edhe pavarësinë  nga virusi ”.

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, në fjalimin e tij të parë drejtuar kombit një vit pas fillimit të pandemisë, ka ngjallur optimizëm për të ardhmen e qytetarëve të tij.

Kritikat ndaj Trump dhe kujtimi i viktimave – Presidenti fillo fjalimin, duke kritikuar, pa e përmendur atë, Donald Trump, për heshtjen dhe mohimin e tij mbi çështjen e koronavirusit, para se të kujtonte pothuajse 530 mijë viktima në SHBA, “më shumë se ato të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, konflikti i Vietnamit dhe sulmet tragjike të 11 shtatorit së bashku”.

Heqja e përparësive të moshës dhe kategorisë për vaksinat – Duke ilustruar fazat e ardhshme në betejën  kundër  virusit, numri një i Shtëpisë së Bardhë ka hapur dyert e vaksinës për të gjithë të rriturit, duke kërkuar heqjen e përparësive të moshës dhe kategorisë. “Unë do të urdhëroj shtetet, territoret dhe rajonet, që të gjithë të rriturit amerikanë të pranohen për vaksinën deri më 1 maj”,  tha ai, edhe nëse kjo nuk do të thotë që të gjithë do të marrin dozën e parë.

“100 milionë të vaksinuar në 60 ditët e mia të para” – Biden, megjithatë, pret që të ketë doza për të gjithë deri në fund të majit dhe të kapërcejë objektivin e 100 milionë vaksinave në 60 ditët e tij të para, 40 ditë para afatit. Ai njoftoi gjithashtu vendosjen e katër mijë ushtarëve të tjerë për të forcuar fushatën e vaksinimit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në gjashtë mijë.

Vaksinim në masë  – SHBA kanë  gjithashtu plane për të dyfishuar vendet aktuale të vaksinimit masiv (tani gati 600), me 700 qendra të tjera shëndetësore për komunitete që nuk janë shërbyer  dhe një rritje të numrit të farmacive që marrin pjesë në programin federal të shpërndarjes së dozave.

Është parashikuar gjithashtu përdorimi i dentistëve, veterinerëve, studentëve të mjekësisë dhe operatorëve të tjerë për të kryer vaksinimet.

Qeveria federale do të hapë një faqe në internet më 1 maj për të lejuar amerikanët të lokalizojnë vaksinat dhe do të sigurojë një numër falas për ata që nuk kanë qasje në internet.

Të gjitha masat, kujtoi Biden, u bënë të mundshme nga plani i ri i ndihmës Covid prej 1,900 miliardë dollarë i miratuar nga Kongresi dhe i firmosur nga ai.

“Amerika po kthehet, ditë më të mira na presin”, deklaroi më pas presidenti amerikan. Beteja kundër pandemisë, vazhdoi ai, megjithatë, është “larg nga fundi. Kam nevojë për të gjithë amerikanët që të bëjnë pjesën e tyre, nëse nuk qëndrojmë vigjilentë mund të na duhet të rivendosim kufizimet”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë