Bota

Një vorbull ajri godet ishullin italian, dy të vdekur dhe disa të plagosur (Foto)

Një vorbull ajri që goditi ishullin Pantelleria, në provincën e Trapanit, rajoni i Sicilisë, në Itali, shkaktoi sipas autoriteteve, vdekjen e dy personave dhe plagosjen e nëntë të tjerëve.

Furtuna ka goditur të paktën dhjetë makina me forcë të plotë. Viktimat, të cilët ishin në makinat e tyre, u goditën plotësisht nga vorbulla dhe u përplasën jashtë nga kabina, njëri në një mur dhe tjetri në tokë.

Të plagosurit, katër prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, thuhet se janë përfshirë gjithashtu në aksidente rrugore të shkaktuara nga furia e motit të keq.

Punonjësit e shëndetit dhe karabinierët po ndërhyjnë për të normalizuar situatën. Kushtet e motit në ishullin italian po përmirësohen sipas mediave lokale.

Dy personat që vdiqën pas kalimit të tornados, janë banorë të ishullit. Ata janë Giovanni Errera, një zjarrfikës 47-vjeçar në ishull dhe një pensionist 86-vjeçar, Francesco Valenza. Të dy udhëtonin me makinat e tyre, në rrugën që të çonte në liqenin e Venusit, kur u goditën nga vorbulla.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë