Rend dhe Ligj

Njëri dhunon nënën, tjetri plagos me thikë partneren, dy të arrestuar në Elbasan

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 27-vjeçar dhe një burrë 63 vjeç për dhunë në familje.

Policia thotë se 27-vjeçari me inicialet H. H., 27 vjeç, banues në Elbasan është arrestuar, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Po kështu në pranga ka përfunduar edhe shtetasi B. K., 63 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëjetuesen, e cila pasi ka marrë mjekim në spital është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë