Politike

Njeriu i krizave, Arben Ahmetaj. Pas tërmetit menaxhon edhe pandeminë e koronavirusit

Arben Ahmetaj është njeriu i emergjencave në Qeveri. Veç menaxhimit të procesit të rindërtimit pas pasojave të tërmetit të 26 nëntorit, ministri i Shtetit për Rindërtimin do të drejtojë edhe dhe koordinojë punën mes ministrive dhe institucioneve edhe për përballimin e situatës pas pandemisë ssë koronavirusit.

Ahmetaj do të ketë në dorë edhe burimet financiare për përballimin e kësaj situate, madje edhe mekanizmat e gjetjes dhe përthithjes së këtyre parave.

Në cilësinë e anëtarit të Këshillit të Ministrave, është përgjegjës për:

a) koordinimin, drejtimin dhe ndjekjen e veprimtarisë së ministrive dhe të institucioneve të tjera, publike e shtetërore, për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19;

b) evidentimin e burimeve të brendshme, financiare dhe njerëzore, që disponojnë institucionet, publike e shtetërore, dhe propozimin për miratim në Këshillin e Ministrave të akteve përkatëse, për përdorimin e këtyre burimeve;

c) evidentimin e burimeve financiare të jashtme dhe përcaktimin e mënyrës së përthithjes së tyre, për përballimin e situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19 dhe propozimin për miratim në Këshillin e Ministrave të akteve përkatëse, për përdorimin e këtyre burimeve;

ç) koordinimin dhe drejtimin e strukturave e të njësive, shtetërore dhe publike, të ngarkuara drejtpërdrejt për kryerjen e detyrave, për zbatimin e planit të përballimit të situatës ekonomike, të shkaktuar nga infeksioni COVID-19;

d) prezantimin e gjendjes dhe të situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19;

dh) përgatitjen dhe propozimin e projekteve, të përgjithshme e të veçanta, si pjesë të planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19;

e) detajimin e nevojave për përballimin e situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19;

ë) koordinimin dhe drejtimin e punës si dhe rekomandimin e institucioneve për përgatitjen dhe paraqitjen për miratim në Këshillin e Ministrave të projektakteve, ligjore e nënligjore, për përballimin e situatës ekonomike të shkaktuar nga COVID-19;

f) nxitjen, bashkërendimin dhe dhënien e mendimit përprojektaktet që propozohen nga ministritë, të cilat trajtojnë, ndër të tjera, edhe çështje me interes ose brenda fushës së përgjegjësisë së tij;

g) thirrjen për raportim të strukturave të cilat kanë lidhje me situatën ekonomike të shkaktuar nga infeksioniCOVID-19;


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë