Ministria e Jashtme njofton se për shkak të censurës ruse, nuk mund t’u vijë në ndihmë qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Rusi përmes Facebook, apo Twitter.
Për këtë qëllim, përmes një njoftimi, Ministria e Jashtme vë në dispozicion një adresë të postës elektronike dhe tre numra telefoni.
“Shtetasit shqiptarë të cilët gjenden në situata emergjente, kur ka një kërcënim real për shëndetin, sigurinë dhe jetën e tyre (ose të një shtetasi tjetër shqiptar) të kontaktojnë në numrin e telefonit +7 929 968 05 38. Për të kontaktuar me Ambasadën, mund të përdorni adresën e postës elektronike: embassy.moscow@mfa.gov.al”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, sipas njoftimit të MEPJ, mund të telefonohet edhe në dy numrat e telefonit +7 495 982 38 52 ose +7 495 982 38 53.
“Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme po e ndjek me vëmendje situatën në Rusi dhe mbetet në gatishmëri për t’i ofruar ndihmë dhe asistencë shtetasve shqiptarë të cilët ndodhen atje”, mbyllet deklarata.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje