Bota

Nju Jork, dy avionë rrezikojnë të përplasen në aeroport. Si u shmang tragjedia

Gazeta Si – Dy avionë iu afruan përplasjes në aeroportin “JFK” të Nju Jorkut kur njëri nga të dy kaloi pistën pikërisht në momentin kur tjetri kishte filluar fazën e ngritjes.

Ndalimi i menjëhershëm nga kontrollori i fluturimit sipas të gjitha gjasave, parandaloi një aksident që mund të kishte shkaktuar rreth 400 të vdekur. Ky incident i shtohet listës gjithnjë në rritje të përplasjeve nga ana e pasme dhe kryqëzimeve të rrezikshme në një nga aeroportet më të rëndësishme dhe më të ngarkuara në botë.

Dinamika

Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e 13 janarit, siç mund të shihet duke kryqëzuar të dhënat e ofruara nga “Flightradar24” me bisedat audio midis kullës së kontrollit dhe pilotëve – të publikuara në faqen e specializuar “LiveAtc” – dhe shënimit nga FAA, agjencia amerikane, që merret me transportin ajror në vend.

Në orën 20:44 me orën lokale (2:44 të mëngjesit të ditës së nesërme në Europë) një “Boeing 737-900” e “Delta Air Lines” me 151 persona në bord (145 pasagjerë, 6 anëtarë ekuipazhi) dhe destinacioni Santo Domingo, përgatitet për ngritje në pistën 4 të lënë për lidhjen “DL1943”

Udhëzimi nuk u ndoq

Në të njëjtat sekonda, një “Boeing 777-200ER” e kompanisë “American Airlines” i fluturimit “AA106” me rreth 250 persona dhe destinacion Londrën në Heathroë, merr këtë tregues: “Vazhdoni dhe kaloni pistën e majtë 31 përmes ‘Kilo’”-s, – thotë kontrollori.

Avioni është i autorizuar të kthehet djathtas në rrugë lidhëse “K”, më pas të vazhdojë derisa të ndalojë në pikën mbajtëse “K1”, përpara se të niset nga pista e majtë 4, njësoj si fluturimi “Delta”.

Por avioni amerikan kthehet në të majtë, duke e gjetur veten në një pikë të caktuar në mes të pikës 4 majtas, ndërsa avioni i “Delta”-s sapo ka marrë “OK”-in për ngritje dhe po u jep fuqi motorëve.

Alarmi

Pikërisht në këtë pikë, ata e kuptojnë rrezikun nga kulla. “Dreqin!”, – dëgjohet duke thënë një zë mashkullor.

“American 106 mbaj pozicion!”, komunikon një zë femëror. “Delta 1943 anulo autorizimin e ngritjes!”, thotë me zë të emocionuar kontrollori tjetër i fluturimit.

“Ndaloni fluturimin!”, – përsërit ai për t’u siguruar. Piloti i “Delta”-s, me zë të heshtur, konfirmon se e ka marrë indikacionin, pasi ka arritur shpejtësinë maksimale prej 241 kilometrash në orë.

“Huuh, Delta 1943”, reagon menjëherë oficeri i parë, duke konfirmuar rrezikun e momentit.

Pyetja

Nuk është e qartë se si ishte i mundur gabimi. Në atë kohë në “JFK” nisjet janë të gjitha nga pista e majtë 4 dhe mbërritjet përgjatë të djathtës 4.

Më pas avioni i “American Airlines” pastron pistën dhe autorizohet të ngrihet, gjysmë ore më vonë, nga pista 31 në të majtë.

Avioni “Delta” kthehet në portën e aeroportit, ku niset rreth 15 orë më vonë për arsye që nuk janë sqaruar zyrtarisht.

Por tragjedia e afërt në “JFK” në Nju Jork i shtohet listës së ngjarjeve që kanë parë disa avionë të prekin njëri-tjetrin edhe gjatë parkimit me dëmtime në krahë apo bisht.

Hetimet

Dinamika, e cila kujton atë të katastrofës në Linate të Italisë në tetor 2001 (118 të vdekur), tani po shqyrtohet nga hetuesit e NTSB të, cilët konfirmojnë se kanë hapur një hetim.

FAA po heton gjithashtu dhe shpjegon në një shënim se “Boeing 737 frenoi në mënyrë të sigurt, pasi kontrollorët vunë re një aeroplan tjetër që kalonte të njëjtën pistë”.

“Sipas të dhënave paraprake, fluturimi Delta ndaloi afërsisht 1000 këmbë (305 metra) nga American Airlines 106”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë