Politike

Noka futi në garë komunistin Dajti përballë Veliajt, Këlliçi: S’do e ftoj në tryezat e mia

Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” Belind Këlliçi ka shmangur përgjigjen direkte për futjen në lojë të komunistit Marko Dajti  në garën për Tiranën me firmën e Flamur Nokës, kolegut të tij.

“Jam pjesë e koalicionit ku janë PD, PL, PDK, e PBDNJ dhe do ta shihni që do krijojë një lëvizje më të gjerë se kaq një tryezë të partive parlamentare dhe jo parlamentare që do të jenë pjesë e frontit të bashkuar kundër Veliajt dhe Marko Dajti nuk bën pjesë. Bëni mirë të pyesni Marko Dajtin ose zotin Noka. Ka pasur një tentativë për të mos lejuar një kandidaturë tjetër në garë ajo e Arlind Qorrit. Edhe pse nuk ndaj asnjë pikëpamje me të kam reaguar pozitivisht në favor se mendoj që çdo subjekti e kandidati duhet t’i jepet mundësia”, tha Këlliçi i ftuar në emisionin “Debat” në A2CNN

Dikur në PD, për një periudhë të konsiderueshme kohe, Belind Këlliçi drejtonte departamentin e ish-të përndjekurve politik


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë