Politike

‘Non grata’ e Berishës, Alibeaj: Mes keqardhjes njerëzore dhe mbajtjes pastër të partisë, zgjodhëm këtë të dytën   

Në prezantimin e kandidatit për kryetar bashkie në Finiq, Leonidha Papa, kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se PD po kalon një proces të dhimshëm dhe me kosto, por i domosdoshëm sipas tij  

“Dy vite më parë, ai që ishte drejtuesi historik I Partisë Demokratike , ka qenë dy herë president, dy herë kryeministër prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej Mbretërisë së Bashkuar, u përcaktua  non grata. Jo vetëm kaq, por ky ishte një rrezik i madh për Partinë Demokratike nëse nuk ndodhte që të merrte një masë distancimi, e gjithë Partia Demokratike do të ishte e izoluar.

E dimë fare mirë se çfarë do të thotë izolim. Ky vend e di fare mirë se çfarë do të thotë izolim nga perëndimi. Perëndimi vendos mure të forta dhe kjo në situatën ku jemi, të jesh I izoluar do të thotë të mos kesh asnjë shpresë në të ardhmen për qeverisje.

Zgjidhja jonë ishte kjo: midis, edhe një keqardhjeje njerëzore, unë e pranoj, që duhej marrë ai vendim ndaj ish-kryetarit historik dhe nga ana tjetër të ruanim Partinë Demokratike të pastër, të respektonte lirinë e individit, të drejtën e pronës, të përndjekurit, pronarët. Ne zgjodhëm këtë të dytën.  Me kosto, e di, me kosto. Unë e di fare mirë se çfarë do të thotë që një nga figurat më të rëndësishme e partisë, një figurë historike, në një moment të caktuar për shkak të një marrëdhënie personale të tij, s’është më në atë që quhet Partia Demokratike. E di që ka kosto”, tha Alibeaj. 

Në botën e civilizuar, sipas tij edhe liderët partiak dhe shtetëror, kanë një moment që vijnë në skenën politike, qëndrojnë, shërbejnë për aq sa duhet e më pas largohen.

“Tre veta Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta, datojnë që nga viti 1990. Sali Berisha dhe Ilir Meta hynë në politikë në 90-ën dhe janë ende në politikë. Por unë nuk di lider në Europë sot që të jenë ende. Kanë ikur kryeministra në Gjermani, Itali, Francë e kudo, kanë ikur nuk janë më në skenë politike. Vetëm këtu janë ende. Edi Rama ka në pushtet pa lëvizur fare, që në 1998-ën. 1998-2023 ka bërë pushim vetëm një vit e gjysmë. Iku nga Bashkia e Tiranës në 2011, erdhi në pushtet në 2013-ën. Gjithë pjesën tjetër ka qenë në pushtet. Për çdo mendje të arsyeshme, edhe gjeni të jenë këta njerëz, edhe engjëj të jenë këta njerëz, është e paimagjinueshme që të rrinë kaq kohë në pushtet njëri apo tjetri. Dhe pyetja është: po pse nuk paska njerëz të tjerë, intelektual, njerëz që duan të japin në politikën shqiptare në qendër apo më poshtë? Unë besoj që ka, ka. Por kjo treshe që ka qenë lartë, e ka mbyllur sistemin. I detyroi shqiptarët që të votojnë, herë njërin, herë tjetrin, herë tjetrin, pa alternativë tjetër. Ndaj, për këtë arsye Partia Demokratike bëri atë ndarjen sot, e them unë, të dhimbshme për të ofruar një alternativë, jashtë korrupsionit…”, tha Alibeaj


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë