Bota

‘Nord Stream’, Rusia akuzon SHBA-të për sabotim: Një akt terrorist i paparë!

Gazeta Si – Rusia ka akuzuar direkt Shtetet e Bashkuara se qëndron pas aktit të “sabotimit” të gazjellësave “Nord Stream”.

“Është e qartë për ne, se Uashingtoni është përgjegjës për këtë akt terrorist të paprecedentë”, tha zëvendësministri i Jashtëm, Sergei Riabkov në një intervistë për “Russia Today” në arabisht, i publikuar nga “TASS”.

Në lidhje me shpërthimet në “Nord Stream”, Riabkov shtoi se zërat e supozuara të rrjedhura nga burime amerikane dhe të publikuara nga gazeta “New York Times”, sipas të cilave sulmi u krye nga “një grup pro-ukrainas” janë “një përpjekje e vogël për të devijuar opinionin publik ndërkombëtar”.

Ai shtoi se, “gjatë ditëve të fundit, ne kemi parë një fushatë të pahijshme të relacioneeve publike pas sabotazhit, besoj nga qarqet e qeverisë amerikane, kryesisht për të paraqitur një version alternativ të asaj që unë mendoj se është e qartë për të gjithë”, tha Riabkov për “Arab Edition”.

Siç raporton Ria Novosti, “tani jemi duke punuar në zhvillimin e një mandati për Kombet e Bashkuara për një hetim të pavarur për të gjitha rrethanat e incidentit”.

Një ditë më parë, gazeta “New York Times” raportoi se inteligjenca e re që është analizuar nga zyrtarët amerikanë, sugjeron se një grup pro-ukrainas, që me gjasë përbëhet nga shtetas ukrainas ose rus, ka kryer sulmin ndaj gazsjellësit “Nord Stream” vitin e kaluar. Por, sipas NYT, inteligjenca amerikane nuk ka arritur në një përfundim të qartë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë