Ambasadori i Britanisë të Madhe, Duncan Norman, nga qyteti i Elbasanit ka deklaruar se do të monitorojë procesin e votimit atje. Norman i ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë sepse sa më e madhe të jetë pjesëmarrja aq më pak krimi do të implikojë procesin.
“Gjatë paradites kemi qenë në Kavajë, Durrës, Rrogozhinë dhe në Elbasan sapo kemi mbërritur. Para disa javësh kur ishim këtu, premtova që do të ishim këtu dhe ja ku jam. Ambasada Britanike ka tetë skuadra që janë në terren për të monitoruar dhe po mbështesin 600 monitorues lokalë. Ajo ç’ka po bëjmë është të inkurajojmë njerëzit të votojnë dhe të japim mesazhin që demokracia arrihet duke votuar. të gjithë e dinë që ka pasur problematika dhe kam merak si do të shkojë procesi në Elbasan, ndaj unë dhe kolegët e mi ndodhemi këtu”, është shprehur ai.
Sipas Norman ka edhe qytete të tjera që njihen për problematikat e tyre e kështu është i interesuar për procesin zgjedhor në të gjithë Shqipërinë.
“Është çështja e problematikave që kanë pasur, por edhe pse Elbasani është qytet i bukur. Mesazhi im është i qartë, është për qytetarët që duan të votojnë, i them të votojnë sepse ka zgjidhje për të votuar. Është pak herët nëse të kuptohet që standardi është arritur, por mesazhi i qytetarëve duke qenë se është mjaftueshëm i lartë, është tregues që ka një akses pozitiv në zgjedhje. Sa më shumë njerëzit të dalin të votojnë, aq më pak impakt do të ketë nga grupet kriminale për të ndikuar tek procesi”, u shpreh Norman.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje