Norvegjia do të mbyllë portet e saj për anijet ruse. Nga ky vendim do të bëjnë përjashtim vetëm anijet e peshkimit.
Norvegjia ka vendosur të ndjekë linjën e Bashkimit Europain, pavarësisht se nuk është pjesë e BE.
Norvegjia njoftoi të premten se do të zbatonte grupin e pestë të sanksioneve ndaj Rusisë, njejtë si vendet e unionit.
“Sanksionet janë mjetet tona kryesore të presionit kundër regjimit rus. Është kyçe këtu të qëndrojmë pranë BE-së dhe vendeve të tjera, për të vazhduar që të dobësojmë aftësinë e Rusisë për të financuar luftën në Ukrainë”, tha ministrja e Punëve të Jashtme e Norvegjisë.
Ajo shtoi se vendimi do të hyjë në fuqi më 7 maj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje