Sport

Not/ Mrekullia Rikako Ikee, nga leuçemia te kualifikimi në Olimpiadë

Dy vjet pasi u diagnostikua me leuçemi dhe vetëm 7 muaj pas rikthimit në aktivitet, Rikako Ikee ka arritur në mënyrë të pabesueshme të kualifikohet për në Lojërat Olimpike që do të zhvillohen këtë verë në qytetin e saj të lindjes.

Notarja japoneze fitoi garën e 100 metrave flutur. Sportistja 20-vjeçare në fakt nuk ia doli të kapte kohën në provën individuale, por u kualifikua për në Olimpiadë, pasi u fut në stafetën 4×100 miks. “Nuk arrij dot ta përshkruaj me fjalë sa e lumtur ndihem. Nuk e kisha menduar kurrë se do të fitoja në 100 metra, – tha Ikee, e cila shpërtheu në lot nga emocionet. – Nuk kisha shumë besim për kualifikimin, mendoja se do të fitoja në një të ardhme të largët”.

Rikako Ikee, 20 vjeç. Gazeta Si, 6 prill 2021

Rikako Ikee kishte rifilluar të stërvitje në mars të 2020-ës, pasi qëndroi e shtruar në spital për gati 10 muaj. Ajo u rikthye në gara në gusht po të vitit të kaluar. Para se të sëmurej ajo vlerësohej nga të gjithë si favorite për medaljen e artë në garën e 100 metrave në stilin e fluturës. Lojërat Olimpike zhvillohen në shtëpinë e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë