Në fshatin Bradashesh në Elbasan ku është raportuar për votim masiv familjar, përpos vështirësive me votimin elektronik, është hasur dhe një rast i veçantë.
Një vëzhgues i Partisë Socialiste po mbante shënim në një listë me shkrim dore numrat rendorë të zgjedhësve që vinin të votonin në atë qendër votimi.
I pyetur mbi arsyen e mbajtjes së kësaj liste, ai u përgjigj se ishte për të ditur sa është numri i zgjedhësve që kanë ardhur të votojnë, pra për të ditur pjesëmarrjen dhe nuk e dinte që numrat i nxirrte makineria.
Ai pretendoi se nuk kishe dijeni që makineria e nxirrte elektronikisht në kohë reale numrin e pjesëmarrësve në votim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje