“Nuk është detyra e sportistëve dhe atletëve profesionistë që të zgjidhin problemin sistematik të racizmit në sport”. Ky është qëndrimi i Chris Grant, anëtari me ngjyrë i Bordit të Sporteve në Angli.
Komenti i Grant u bë pasi shumë prej futbollistëve dhe sportistëve të tjerë britanikë kanë dalë hapur në mbështetje të protestës “Black Lives Matter”, që mori shkas në vdekja gjatë arrestimit e 46-vjeçarit George Floyd në Mineapolis të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Këto janë probleme që vijojnë prej dekadash. Përshëndes qëndrimet e Raheem Sterling, Eni Aluko dhe Alice Dearing, që do të jetë notarja e parë me ngjyrë në Tokio vitin e ardhshëm. Njëkohësisht, nuk është puna e tyre që të rregullojnë këtë problem, ndaj u jam drejtuar me një letër drejtuesve të sportit në Anli, duke u kërkuar që të bashkëpunojnë me drejtuesit e tjerë të sporteve në mbarë botën për të parë shtrirjen e vërtetë të këtij problemi dhe gjetjen e mënyrave të zgjidhjes”, thotë Grant.
Mes sportistëve me ngjyrë që kanë mbështetur protestat, që së fundmi janë shtrirë edhe në Britaninë e Madhe janë Raheem Sterling i Manchester City dhe boksieri Anthony Joshua.
“E vetmja sëmundje që kemi tani është racizmi me të cilin po përballemi”, tha Sterling për BBC, i pyetur nëse nuk mendonte se protestat mund të përhapnin edhe më tej koronavirusin në vend.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje