Politike

Nuk firmosi ligjin për jahtet, Meta: Të merremi me të varfrit

Një ditë pasi premtoi se do të ishte Presidenti “danez”, Ilir Meta, ktheu për rishqyrtim ligjin që përjashtonte nga tatimi mbi vlerën e shtuar në import të jahteve dhe të mjeteve të tjera ujore që përdoren për qëllime  turistike, kënaqësie dhe argëtimi, jo më të vjetra se 20 vite.

Presidenca ka zbardhur  të hënën arsyet se pse, duke e lidhur edhe me situatën në vend si pasojë e COVID-19.

“…Është jo e drejtë dhe aspak e mirëpritur që kjo nismë ligjore miratohet ndërkohë kur shumë familje dhe biznese të prekura nga fatkeqësitë natyrore janë ende në pritje që të trajtohen me mbështetje financiare për ndërtimin e banesës së shkatërruar nga tërmeti, apo të një pakete ndihme lehtësuese për shkak të papunësisë nga këto muaj izolimi. Ndërkohë, përkundër kësaj pritshmërie legjitime, qeveria shqiptare reagon në krah komplet të kundërt duke ndërmarrë nisma ligjore për lehtësimin fiskal të disa personave që do të importojnë mjete lundruese luksi, siç janë jahtet”, arsyeton Meta


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë