Partia Demokratike depozitoi kërkesën për thirrje në Komision të Autoritetit të Konkurrencës, lidhur me vendimin më të fundit të Konkurrencës për të mos gjobitur katër kompani të miellit pas rritjes së çmimit të bukës me 10 leke.
“Ky Autoritet cenon ndjeshëm mirëqënien e qytetarëve shqiptarë pasi vendimi për të mos gjobitur kompanitë të cilat cenojnë një produkt bazë siç është buka, po bëjnë përditë e më shumë vendime të cilat cenojnë jetën e qytetarëve.
Ne sot, me bindje siç kemi qenë edhe 2-3 javët e fundit afër qytetarëve për këtë produkt jetik siç ka qenë çmimi i bukës, thërrasim Autoritetin e Konkurrencës në dëgjesë për të na shpjeguar se përse e votoi kundër qytetarëve shqiptarë, përse votoi pro rritjes së çmimit të bukës dhe gjithashtu do t’i kërkojmë që shporta bazë të jetë një nga prioritetet që duhet marrë në konsideratë qoftë nga Autoriteti i Konkurrencës, qoftë nga qeveria.
Sepse, jemi një nga vendet e fundit në rajon për shkak të uljes së pagave, të rritjes së çmimeve, të nivelit të varfërisë dhe të rritjes së korrupsionit”, tha nënkryetarja e komisionit të Ekonomisë, Sorina Koti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje