Futboll

Nuk ka “Brexit” në Champions! Anglia dënon Italinë

Në Itali kanë ëndërruar deri në momentin e fundit, por janë zhgënjyer totalisht. Interi dhe Napoli nuk kanë arritur ta kalojnë grupin dhe i ka takuar Totenhemit dhe Liverpulit t’u bashkohen dy skuadrave të Mançesterit, duke kompletuar “pokerin” e anglezëve në fazën e 1/8-ve në Champions League. Anglia është i vetmi kampionat që do të përfaqësohet me 4 skuadra në fazën tjetër të Championsit. Spanja vazhdon me 3 skuadra, Barcelonën, Realin dhe Atletikon e Madridit, ashtu si dhe Gjermania, me Bajernin e Mynihut, Borusia Dortmund dhe Shalke.

Ëndrra italiane për të shkuar me katër skuadra në këtë fazë të kompeticionit më prestigjioz në rang klubesh, diçka që nuk ndodh që prej sezonit 2002-2003, është shkatërruar për 90 minuta, për faj të Totenhemit dhe Liverpulit. Interi bëri vetëvrasje kundër PSV-së në “San Siro”, ndërkohë që Totenhemi barazonte në fushën e Barcelonës. Kurse Napoli u mund nga Liverpuli në “Anfield”, ku luante për dy rezultate. Mëkat, sepse ëndrra ishte aq afër. Tani u takon Romës dhe Juventusit për të ruajtur krenarinë e Italisë jashtë kufijve të saj.

Dëshpërimi i trajnerit Spaleti dhe lojtarëve të Interit, pas eliminimit

Skuadrat e kualifikuara në 1/8
Vazo 1
Borusia Dortmund
Barcelona
PSG
Porto
Real Madrid

Vazo 2
Atletiko Madrid
Totenhem
Liverpul
Shalke 04
Roma

Skuadra të kualifikuara, por mbetet të vendoset në cilën vazo: Mançester Siti, Mançester Junajtid, Juventus, Bajern Mynih, Ajaks


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë