Bota

Nuk ka valë të tretë në Britani të Madhe, bien infeksionet e variantit “Delta”

Ka pësuar një ngadalësim përhapja e variantit indian (“Delta”) në Britaninë e Madhe. Mediat angleze, raportojnë se infeksionet vazhdojnë të rriten në fakt, por me një normë që është përgjysmuar krahasuar me dy javë më parë.

Dhe në këtë pikë shkencëtarët britanikë besojnë se brenda dy javësh virusi do të fillojë të tërhiqet.

Kështu pra, ka rënë hipoteza e frikës nga “vala e tretë”, por bëhet fjalë një “mini-valë”. Hipoteza e “të gjithë të lirë” më në fund, domethënë, fundi i kufizimeve nga Covid, që ishte shtyrë nga 21 qershori në 19 korrik, mund të afrohet në datën 5 korrik.

Përmbajtja e variantit indian u detyrohet, edhe një herë, vaksinave: të cilat kanë provuar të jenë më efektive se sa pritej kundër mutacioneve të koronavirusit në terren.

Në fakt, nuk është për t’u habitur, rritja e infeksioneve është përqendruar tek më të rinjtë, të cilët nuk janë imunizuar ende. Ndërsa kurba midis të moshuarve është praktikisht e sheshtë.

Një situatë që përkthehet gjithashtu me faktin se nuk ka pasur një rritje të konsiderueshme të vdekjeve dhe se tani vetëm 1% e vendeve në spital janë zënë nga pacientët Covid.

Që prej të enjtes, vaksinimet janë të aksesueshme për të gjithë të rriturit dhe për këtë arsye niveli i mbrojtjes së popullatës do të rritet përsëri.

Kufizimet minimale

Të hënën e kaluar, me shumë ngurrim, Boris Johnson u detyrua të shtynte rihapjen totale për një muaj. Në realitet, kufizimet ende në fuqi janë minimale: maska në vende të mbyllura (në Britaninë e Madhe ato nuk janë vendosur kurrë jashtë), rregulli i gjashtë personave në pub-e dhe restorante, diskoteka të mbyllura, kapacitet i kufizuar në kinema dhe teatro.

Për popullatën, jeta e përditshme tashmë është rikthyer ndjeshëm në normalitet, por ndalimet e fundit të mbetura kanë një ndikim negativ në mikpritjen dhe biznesin e argëtimit.

Kjo është arsyeja pse shumë në Partinë Konservatore janë skeptikë dhe një pakicë e konsiderueshme deputetësh kanë votuar tashmë kundër qeverisë kur u vendos masa “të lirë të gjithë”.

Rivlerësimi në dy javë

Kryeministri Boris Johnson nuk mund të përballojë vonesa të mëtejshme për shkak të një revolte të brendshme: dhe për këtë arsye tashmë në dy javë do të ketë një rivlerësim të situatës së përgjithshme, për të parë nëse nuk mund të parashikohet rihapja.

Ajo që qeveria nuk duket se është e prirur të bëjë, është të japë urdhrin për t’u kthyer në zyra. Në Britaninë e Madhe, puna nga shtëpia është kthyer në normalitet dhe duket e vështirë të ndryshohet plotësisht trendi.

Johnson do të dëshironte që qendrat e qyteteve të populloheshin përsëri, por ka më shumë të ngjarë që kompanitë të lihen të lira të vendosin se si të organizohen vetë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë