Politike

Bozdo dorëhiqet nga komisioni që do ”mbikqyrë” rizgjedhjen e Bashës

Ende pa mbushur 24 orë nga ngritja e komisionit zgjedhor për organizimin e zgjedhjes së kreut të PD-së, një prej anëtarëve, Enno Bozdo ka dhënë dorëheqjen.

Komisioni Zgjedhor është ngritur për të administruar kandidaturat në një kohë rekord për vetëm pesë ditë kur deri më tash të shpallur janë Fatbardh Kadilli dhe Lulzim Basha që nuk ka dhënë as dorëheqjen formale, për ta bërë diçka me serioze këtë proces    

Ai pritet të zëvendësohet nga Clirim Gjata në bazë të vendimit të një dite më parë të Këshillit Kombëtar.

Nuk dihen arsyet e dorëheqjes së Bozdos por ky i fundit nuk u përfshi në listat për deputet dhe Basha i gjeti një “vend” duke e emëruar si koordinator me qëllim shmangien e cdo qejfmbetje nga ana e tij.

Ndërkohë në një postim të disa ditëve më parë, Bozdo nënvizonte nevojën e ballafaqimit dhe analizës në struktura për rezultatin e zgjedhjeve

“Është në interesin jetik të PD dhe të çdo demokrati një proces i tillë. Dhe të mos harrojmë asnjëherë: PD mbi të gjitha sepse shtëpia jonë e madhe meriton më të mirën nga ne”, komentonte ai


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë