Disa qytetarë kanë marshuar sot në Tiranë kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave, duke marrë shkas nga përdhunimi i të miturës në shkollën “Rilindja” të Kavajës.
Me një banderolë të madhe me një hashtag: “Nuk luhet përdhunimesh”, ata kanë marshuar drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe para Ministrisë së Arsimit. Në marshimin e tyre, ata kanë qenë të heshtur. Bien në sy vetëm pankartat që dënojnë rastin.
Më shumë se një javë më parë u publikua skandali në shkollën publike “Rilindja”, në Kavajë ku një vajzë 13 vjeç u abuzua seksualisht nga rreth 8 djem të shkollës.
Fillimisht ishte ish-kryeministri Sali Berisha që denoncoi skandalin e ndodhur në shkollën 9-vjeçare dhe akuzoi policinë për fshehjen e ngjarjes. Policia deklaroi se kishte referuar ngjarjen në prokurori që me denoncimin e nënës, por se nuk kishte publikuar të dhëna për rastin për të mbrojtur 13-vjeçaren e abuzuar.
Të premten ministrja Elisa Spiropali nxori me zë e figurë prindërit e minorenes dhe videoja u publikua nga kryeministri Edi Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje