Lajme

Nuk mbylli lojërat e fatit, procedohet 40-vjeçari nga Lushnja

Një shtetas nga Lushnja është proceduar penalisht, pasi vijonte të ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.
Mësohet se në pranga ka përfunduar J. K., 40 vjeç, banues në Lushnjë, ndërsa janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 njësi kompjuterike, 6 monitor dhe 1 laptop që shërbenin për lotari sportive.
Policia bën me dije se kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë Qarkun Fier deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet antiligjor.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë