Jo të gjithë qytetarët rusë janë dakord me vendimin e Presidentit Vladimir Putin për të sulmuar Ukrainën, teksa disa prej tyre kanë dalë edhe për të protestuar.
Njëra prej tyre që është kundër sulmit në Ukrainë është edhe drejtoresha e Qendrës Teatrore “Vsevolod Meyerhold” pranë Teatrit shtetëror rus në Moskë, Elena Kovalskaya, e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar dorëheqjen nga posti që mbante. Ajo është shprehur se nuk mund të punojë për një vrasës dhe të marrë rrogë prej tij.
“Miq, në shenjë proteste kundër pushtimit rus të Ukrainës, po lë postin tim si drejtor i Teatrit Shtetëror – Teatri Kombëtar i Qendrës Kombëtare. Është e pamundur të punosh për një vrasës dhe të marrësh rrogë prej tij. Do t’i çoj gjërat deri në fund – të cilat kanë filluar, në fillimet publike”, shkruan Kovalskaya.
Nga ana e tij, Presidenti Putin ka urdhëruar të arrestohen të gjithë ata që e kundërshtojnë dhe protestojnë kundër tij.
Deri më tani raportohet për të qindra të arrestuar, ndërkohë që protestat vijojnë jo vetëm në Rusi, por në disa vende të botës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje