Politike

1000 refugjatë brenda javës, Rama shpjegon pse po i strehojmë afganët

Ndërkohë që Shqipëria po përgatitet për strehimin e emigrantëve të parë nga Afganistani, kryeministri Edi Rama ka zbuluar të tjera detaje në një intervistë për mediat spanjolle.

Kreu i qeverisë ka njoftuar se gjatë javës pritet që në vendin tonë të mbërrijë grupi i parë i refugjatëve rreth 1000 persona.

Në një intervistë për gazetën spanjolle “El Periodiko”, Rama ka theksuar se  afganët që do të vijnë në vendin tonë do të jenë kryesisht gazetarë, punonjës social, mësues dhe bashkëpunëtore të trupave amerikane.

Rama ka reaguar po ashtu pas kritikave se ky veprim është bërë vetëm se është kërkuar nga SHBA, në një postim në Twitter në anglisht

“Është shqetësuese të lexosh se Shqipëria po i strehon afganët vetëm sepse na e kërkuan SHBA, ashtu siç është qesharake që t’u kthesh kurrizin atyre dhe të fajësosh vetëm SHBA.

Ne të gjithë ishim atje si pjesë e NATO-s dhe këta njerëz ishin atje për ne, sepse besonin mbi idealet për të cilat qëndronin në këmbë SHBA dhe BE.

Shqipëria po e bën për shkak të asaj që jemi. Ne mund të mos jemi të pasur, por ua kemi borxh miqve tanë afganë në nevojë, dhe i detyrohemi traditës sonë, të kaluarës sonë të afërt si refugjatë, dhe gjithashtu kujtesës që fëmijët tanë do të trashëgojnë.

Largimi i turpshëm nga këto vlera themelore është largimi me turp nga më e mira e vetes sonë, e historisë sonë dhe i idealeve që bota demokratike duhet të promovojë jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra”,  shkruan Rama në Twitter.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë