Politike

Nuk u përfshi në lista, Nishani i rendit kandidatëve detyrat: Hapni zyra dhe flisni me njerëzit

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i cili këto zgjedhje nuk u përfshi në listën e kandidatëve për deputet, shkruan në Facebook se këto zgjedhje do të jenë një betejë e vërtetë politike.  

“Për këtë kërkohet ; forcë, energji, besim, aleancë e gjerë me qytetarët, gjithpërfshirje, optimizëm, frymë fitoreje !

Kandidatët e Partisë Demokratike tani duhet të ndezin të gjithë motorët.

Beteja zhvillohet 24//24, 7 ditë të javës, çdo minutë e sekondë me njerëzit e mes njerëzve.

Çdo aktivist demokrat por edhe çdo qytetar duhet të dijë vendin e tij/saj, sot në betejë e nesër në paqe.

Qytetarët duhet të kuptojnë e besojnë se ku është dhe si do të realizohet interesi i tyre.

Kandidatët e PD duhet të dinë se fjala apo koncepti “interes” nuk është një koncept apo fjalë “e keqe”.

Interesi është, punësimi, biznesi, prona, drejtësia, spitali, shkolla, ekonomia, mirëqenia e fëmijëve e plot të tjera, për çdo qytetar e familjet e tyre!”, shkruan ai.

Nishani që ka një pozicion honorifik në PD nënvizon se zyrat elektorale të Partisë Demokratike, duhen hapur menjëherë tashmë në çdo bllok banimi në qytete e në çdo fshat në zonat nivel komune.

“Urgjente është ngritja piramidale e shtabeve elektorale duke nisur nga shtabi qendror i degës së PD deri tek shtabi elektoral për çdo qendër votimi, listat e votuesve në nivel Qendër Votimi duhet të njihet nominalisht nga aktivistët e terrenit përgjegjës për atë territor përkatës.

Kandidatët e PD kanë detyrën e përcjelljes së mesazhe programore e qeverisëse tek qytetarët sa më thjeshtë, të përmbledhura dhe lehtësisht të kuptueshne.

Gjuha “e drunjtë” dhe “stërholluar” nuk ngjall as kureshtje dhe nuk merr as vëmendje nga qytetarët.

Simbioza e “betejës” është aftësia e ndërlidhjes ; kandidat-qytetar, komunikim-mirëkuptim, thjeshtësi-seriozitet”, shkruan ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë