Një lajm i hidhur për sportin e çiklizmit në pistë është mësuar sot. Olivia Podmore, 24 vjeç, është gjetur e vdekur. Sportistja nga Zelanda e Re, që ka përfaqësuar vendin e saj në Lojërat Olimpike të Rio de Zhaneiros 2016, nuk ishte seleksionuar për në Olimpiadën e Tokios.
Arsyet e vdekjes së saj nuk janë bërë të ditura zyrtarisht, por para se të ndërronte jetë ajo ka bërë një postim enigmatik në Instagram, ku shkruante: “Vështirë ta pranosh përjashtimin”.

“Sporti është diçka shumë e jashtëzakonshme për shumë njerëz, është një luftë, por është kaq bukur, – ka shkruar sportistja në postimin e fundit, që më pas e ka fshirë. – Kur fiton, ndjesia është e bukur, kurse ndjesia kur humb, kur nuk seleksionohesh edhe kur je kualifikuar, kur je dëmtuar, kur nuk arrin pritshmëritë e klubit, është ndryshe nga të tjerat”.
Një lloj letre lamtumire, që ngre dyshime për një vetëvrasje të mundshme dhe rindez reflektorët për vështirësitë e jashtëzakonshme dhe presionin e madh për të bërë sport në nivel kompetitiv. Një problematikë që është bërë e ditur publikisht nga tenistja Naomi Osaka muajt e fundit dhe së fundi edhe nga gjimnastja amerikane, Simone Biles.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje