Partia Socialiste dhe Partia Demokratike ranë dakord që të mos shtyjnë afatin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore me bashkëkryetar Damian Gjiknurin dhe Enkelejd Alibeajn.
Më 23 gusht këtij komisioni i përfundon afati, ndërkohë opozita akuzoi maxhorancën se pengoi punën dhe bllokoi reformën zgjedhore ndërsa për socialistët mungesa e veprimtarisë erdhi për shkak të problemeve të opozitës dhe se komisioni nuk mund të kthehet në pikën 0.
Pas diskutimit mes mazhorancës dhe opozitës u vendos të premten në Kuvend që të mos miratohet zgjatja e afatit të komisionit dhe të bëhet një rivlerësim në Konferencën e Kryetarëve në Shtator, për të vendosur sesi do të veprohet për përshpejtimin e Reformës Zgjedhore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje