Dega e Partisë Demokratike në Gjirokastër publikoi listën e 100 delegatëve, që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin Kombëtar të datës 11 dhjetor.
Sipas tij, janë 39 delegatë të cilët nuk kanë pranuar të firmosin, ndërkohë që 12 të tjerë ndodhen në emigrim.
“Nga 151 delegatë që ka lista kanë firmosur 100 veta. 67%, në emigracion 12 persona dhe nuk kanë firmosur 39 persona”, tha Gjika.
Edhe dega e PD-së në Paskuqan beri publike emrat e firmëtarëve. Anton Petnikaj, kryetar i degës së PD-së në Paskuqan, tha se 85% e delegatëve të kësaj dege kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje