Joe Biden së shpejti do të njoftojë vaksinimin e 70% të amerikanëve të rritur deri më 4 korrik si një objektiv i ri, për Ditën e Pavarësisë. Sipas Shtëpisë së Bardhë, bëhet fjalë për 160 milionë amerikanë që janë imunizuar plotësisht.
Arritja e këtij qëllimi të dyfishtë për 4 korrikun, “do të ndryshojë ndjeshëm mënyrën se si amerikanët do ta kalojnë verën”, – tha një ekzekutiv i administratës. “Më pas, do të ketë shumë më pak kufizime shëndetësore”, – shtoi ai.
Ky objektiv i presidentit amerikan, shpallet pas një periudhe, gjatë të cilës pati një ngadalësim të lehtë të dozave të administruara.
Sidoqoftë, Biden arriti qëllimin fillestar që kishte vendosur, sipas të cilit vaksinimet në 100 ditët e para të mandatit të tij do të kalonin 100 milionë amerikanë.
Presidenti amerikan po planifikon gjithashtu fonde më të forta për fushatat e vaksinimeve, për të kontaktuar amerikanët që janë skeptikë rreth injektimeve anti-Covid.
Sipas zyrtarëve të lartë të shëndetësisë në SHBA, nëse të paktën 70% e popullsisë vaksinohet me një dozë të vetme, atëherë kufizimet mund të hiqen dhe do të rivendoset normalizimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje