Bota

OBSH konfirmon sulme në qendrat shëndetësore

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar “disa” sulme në qendrat e kujdesit shëndetësor në Ukrainë dhe po heton të tjerat, tha të dielën shefi i agjencisë.

Sulmet shkaktuan vdekje dhe lëndime të shumta, shtoi drejtuesi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një mesazh në Twitter.

“Sulmet ndaj objekteve të kujdesit shëndetësor ose punëtorëve shkelin neutralitetin mjekësor dhe janë shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar”, tha ai.

Në postimin e tij të shkurtër, Tedros nuk përmendi Rusinë, e cila pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.

Ukraina ka hyrë këtë të diel në ditën e 11-të të luftimeve dhe rezistencës ndaj agresionit rus.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë